Programi i ri qeverisës i Britanisë i fokusuar në Brexit

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:39 | Nga

Qeveria minoritare e Theresa May ka hequr dorë nga zotimet kyçe të Partisë Konservative, përfshirë këtu edhe zgjerimin e shkollave gramatike dhe votën e lirë në rikthimin e gjuetisë së dhelprave, teksa mbretëresha në fjalimin e saj prezantoi një program të reduktuar legjislativ që fokusohet në kryerjen e Brexit.

Mbretëresha Elizabeth ishte shoqëruar nga Princi i Uellsit në ceremoninë tradicionale në Shtëpinë e Lordëve, pasi që Pallati Buckingham bëri të ditur që duka i Edinburgut është shtruar në spital të martën mbrëma.

Mbretëresha hapi formalisht atë që kryeministrja shpreson të jetë një sesion dy vjeçar parlamentar, me ç’rast ajo hapi rrugën për qëllimet e qeverisë që të sjellë 8 amandamentet e nevojshme për Brexit, përfshirë edhe legjislativin që lejon Britaninë t’i përcaktojë vetë aranzhimet mbi imigracionin, traditat dhe tregun.

Fjalimi përfshinte një sërë politikat të brendshme, përfshirë ndryshime rrënjësore në edukimin teknik dhe themelimin e një komisioni të ri statusor anti-ekstremist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme