Projekt për trajtimin e ujërave të zeza për tri komuna

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 07:56 | Nga

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës nënshkruajnë sot marrëveshjen për hua për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza për komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Ministria e Financave është nënshkruese e marrëveshjes, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kurse NATIXIS, vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Francës, thuhet në një njoftim të MF-së.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), përfaqësues të komunave të cilat janë përfituese nga kjo marrëveshje – Komuna e Prishtinës, ajo e Obiliqit dhe e Fushë-Kosovës, si dhe përfaqësues nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme