Projekti artistik “1 & 2 cent” i dedikohet një familjes në nevojë

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmja nisi me muzikë të vjetër qytetare të interpretuar në një stil modern me elemente të jazz-it nga grupet “Zhag” dhe “Don’t listen to your neighbors” që vullnetarisht ishin pjesë e projektit bamirës.

Në Menzen Ramiz Sadiku përveç muzikës, u lexuan edhe poezi të shkruara nga aktorja Arnisa Ismaili dhe poezi të Agon Rexhepit.

Për projektin “1&2 cent” tri aktoret Anisa Ismaili, Kaltrinë Zeneli dhe Molikë Maxhuni, i kanë realizuar vetë punimet që janë vënë në shitje dhe mjetet do t’i dhurohen një familjes në nevojë nga Podujeva, raporton “Express” i KTV-së.

Hapësira ishte e mbushur me njerëz dhe interesimi për blerjen e gjësendeve në ankand ishte i madh.

Molikë Maxhuni shpalos detaje rreth idesë dhe bashkëpunimit të aktoreve.

Kaltrinë Zeneli thotë se ato kanë marrë ndihmë edhe nga qytetarët për mbledhjen e centëve me të cilat i kanë realizuar punimet.

Anisa Ismaili ishte shumë e emocionuar nga interesimi i audiencës për produktet e nxjerra në ankand.

Të tri aktoret e kanë në plan që mbrëmjet e tilla të bamirësisë t’i shndërrojnë në tradicionale.

Të ngjashme