Projekti “Gratë në punë online”, edhe në nivel rajonal

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 13:59 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti “Gratë në punë online”, pritet të lansohet në qershor edhe në nivel rajonal nën organizimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi të përkrahur nga donatorë të ndryshëm.

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për medie pas takimit që kishte zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi me ministren për Inovacion dhe Administratë Publike e Shqipërisë, Milena Harito.

Zëvendësministrja Zogaj-Gashi, theksoi se ky projekt ka treguar një platformë mjaft të suksesshme, duke shtuar se presin që në qershor të këtij viti ky projekt të lansohet edhe në nivel rajonal, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i këtij takimi është që të fillojmë implementimin e një projekti në nivel rajonal projekt me vajzat në ekonominë digjitale duke u nisur nga fakti që programi “Gratë në punë online”, ka treguar një platformë mjaft të suksesshme ku në pilotin e parë nga 100 vajza të trajnuara 57 prej tyre vetëm në fazën e parë ka gjetur së paku një punë online . Kjo na ka inkurajuar që të vazhdojmë tutje me Bankën Botërore dhe me vendet tjera të rajonit që një platformë e tillë të bëhet edhe në nivel rajonal”, tha ajo.

Ndërsa, ministrja Milena Harito, deklaroi se për këtë projekt me palën kosovare kanë biseduar para disa muajve dhe suksesi që ka arritur ky i fundit në Kosovës sipas është impresionues.

“Suksesi që ai ka arritur në disa komuna të Kosovës është vërtet impresionues dhe ne jemi me të vërtetë të lumtur që tashmë të bëhemi pjesë e këtij projekti rajonal mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kosova ka lidershipin sepse e ka implementuar e para këtë projekt me ndihëm e donatorëve”, tha ajo.

Ministrja Harito pohoi se shpreson se ky projekt do të ndihmojë në çështjen e punësimit të të rinjve.

16468731_1679852732031715_288320313_n

16467326_1679852725365049_1519250278_n

Të ngjashme