Projekti për zhvillimin e minierës Dubovc – Galicë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Bazuar ne  Vendimit të Qeverisë së Kosovës me me të cilin aprovohet   shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim  për interes publik të  pronave të paluajtshme të   pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të cilat janë të nevojshme për sigurimin e të drejtës për shfrytezim të tokës,  me qëllim të shfrytëzimit te mineraleve të dobishme – magneziteve nga Kompania BISEK-sh.p.k me seli në Poloni.

Sipas procedurave të vendimit të Qeverisë , për Zonat Kadastrale Dubovc dhe Galicë, Komuna Vushtrrisë u organizua dëgjim publik në KK. Për procedurat e shpronësimit, komunitetin e njoftoi Drejtori i Departamentit për shpronësim në kuadër të MMPH-së Afrim Murati.

Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi i njoftoi të pranishmit në dëgjim publik se Ndërmarrja “BISEK” SH.P.K. i plotëson të gjitha kushtet për marrje të licencës së shfrytëzimit. Ndër të tjera tha se ka rezerva mbi një milion ton të mineralit të magnezitit. Investimet që parashihen brenda pesë viteve do të jenë pesë milionëshe, derisa punësimi i komunitetit do të jetë rreth njëqind punëtorë. Komuniteti e shprehu gatishmërinë për të mbështetur projektin bazuar në proceduat ligjore.

Shqetësimi kryesor,  ishte si do të bëhet forma e shpronësimit pasi që ata kanë çështje të parregulluara pronësore, andaj komuniteti kërkoi nga  organet kompetente të krijojnë rrethana lehtësuese për bartje të pronës, tek pronaret legjitim.

Veç tjerash komuniteti lokal  ishte i interesuar mbi mënyrën e shpronësimit dhe kompenzimit,  si formë e menjëhershme apo me faza. Drejtori i Departamentit për shpronësim në kuadër të MMPH-së konfirmoi se shpronësimi do të jetë i përnjëhershëm.

Drejtori i KPMM-së e shprehu përkrahjen e KPMM-së për komunitetin dhe potencoi  se secila ndërmarrje patjetër duhet ti respektoj Ligjet dhe rregulloret në fuqi për shfrytëzimin e resurseve minerale, mbrojtjen e mjedisit dhe rikultivimin e pronave të shfrytëzuara pas mbylljes së minierave.

Pjesmarrës në dëgjim ishin Bordi i KPMM-së, pjesëmarrës nga MMPH-ja, KK Vushtrri, pronari i ndërmarrjes “BISEK” SH.P.K. Mihail Bisek si dhe komuniteti i fshatrave Dubovc dhe Galicë.

Në vazhdim, takimit i`u  bashkua edhe Kryetari i KK të Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri, i cili falënderoi KPMM-në, MMPH-në dhe të gjitha institucionet dhe individët që kanë dhënë dhe janë duke dhënë kontribut për zhvillimin e këtij projekti, ndërsa si Komunë shprehu mbështetjen e pa rezervë për këtë projekt, dhe njëherit ftoi komunitetin për përkrahje drejt zhvillimit të këtij projekti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme