Projektligji i Pagave në Sektorin Publik i destinuar për Gjykatë Kushtetuese

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 22:50 | Nga Enlirat Duraku

Derisa komunitetet e tjera nuk janë kategorizuar në bazë të nivelit të sistemit shëndetësor se ku punojnë, një kategorizim i tillë vetëm për infermierët është mëse diskrimunues, po ashtu duke ua bërë të padrejtë edhe kolegëve infermierë që punojnë në Qendrat e Urgjencave, QKMF, QMF, Qendrat e Shëndetit Mendor si dhe në nivelet e tjera të sistemit shëndetësor.

Mos të harrojmë që edhe këta kolegë infermier kanë të njejtin shkollim me ne dhe janë të barabart me ne në të gjitha aspektet, ndërsa nuk është faji i tyre pse nuk kanë pasur mundësinë që të gjithë afër 8000 infermierë, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor të punojnë në nivelin terciar apo në spitale.

Një kategorizim i tillë del të jetë imponim për infermierët se ku të punojnë.

Pse duhet një infermier i barabartë me mua të punoj punën e njëjtë me mua, ndërsa të ketë pagë më të ulët?

A vlenë edhe për infermierët neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës?

Diferenca e ngarkesës, vëllimit të punës, rrezikshmërisë etj. duhet të rregullohen me akte nënligjore, gjë që nuk kërkon angazhimin e Kuvendit, vetëm kërkon vullnetin e mirë të institucioneve shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë që komuniteti infermieror të ketë trajtimin e merituar dhe dinjitoz.

Nëse miratohet me këtë kategorizim, nëse nuk do ketë reagim nga shoqatat sindikale në shëndetësi, cilado qoftë ajo, do sigurihem personalisht që i njejti të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu nuk do implementohet.

Të ngjashme