Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se krijimi i Gjykatës Komerciale do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ky projektligj është zotim i përmbushur. Duke pasur parasysh ngarkesat e gjykatave themelore trajtimi i të cilave zgjat me vite të tëra ka lindur nevoja e një krijimi të ri juridik, me anë të këtij projektligji për trajtimin e konteksteve komerciale”.
“Themelimi i saj do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.