Prokurori Bahri Hyseni me një Komision të ri, pa konkuru (Dokument)

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 15:50 | Nga

Prokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka marrë besimin e kryeministrit Isa Mustafa për t’u emëruar anëtar i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit me mandat tre vjeçar, shkruan Zeri.info.

Emri i prokurorit Hyseni është lakuar së fundi në medie nga përgjimet e publikuara muajin e kaluar, ku ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, kërkon që Hyseni të shkoj në Bordin e KOSTT-it, me arsyetimin se aty i duhet PDK-së, përderisa Hyseni i përgjigjet Grabovcit se “nuk ka kunkurru”.

Madje Hyseni, sipas këtyre përgjimeve, i cili më herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, as që e ka idenë çka është KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut).

Përndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 10 gushtit 2016, ka emëruar Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, kryetare e së cilit është gjyqtarja Nesrin Lushta.

Ndërsa anëtar të Komisionit janë: Bahri Hyseni (prokuror), Nezir Çoçaj (deputet), Mentor Borovci (Ministria e Drejtësisë), Nazmie Ibishi (Oda e Mjekëve të Kosovës), Xhevat Gashi (Oda e Mjekëve të Kosovës) dhe Behxhet Shala nga KMLDNJ.

Sipas vendimit të Qeverisë, kryetarja e këtij Komisioni ka mandat 4 vjeçar, kurse anëtarët një vjet më pak(3 vjet).

Image

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/shefi-e-ben-anetar-te-kostt-prokurorin-bahri-hyseni-pa-konkurruar/

Të ngjashme