Prokurori i Përgjithshëm në ShBA mbron ndjekjet penale të protestuesve të 6 janarit

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Merrick Garland u zotua të mërkurën se do të vazhdojë ndjekjen penale të personave të akuzuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, një ditë pasi kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u duk se la të kuptohet se donte t’i mbronte njerëzit që morën pjesë në sulm.

Zoti Garland nuk e kritikoi drejtpërdrejt zotin Johnson, por vuri në dukje se departamenti “ndjek penalisht vetëm ata njerëz që ne besojmë se kryejnë krime”.

“Jam jashtëzakonisht krenar për punonjësit e departamentit që po punojnë çdo ditë për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime më 6 janar”, tha zoti Garland në një konferencë shtypi. Ai shtoi se “prokurorët amerikanë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të martën se ligjvënësit republikanë, të cilët po publikojnë pamjet filmike nga sulmi i 6 Janarit 2020 në Kapitol, po mbulojnë fytyrat “e personave që morën pjesë në ngjarjet e asaj dite”.

Të ngjashme