Prokurori i Përgjithshëm i New York jep dorëheqje pas akuzave për abuzim të grave

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 09:00 | Nga

Prokurori i Përgjithshëm i New York, Eric Schniedermann, ka dhënë dorëheqje pas akuzave ndaj tij se ka abuzuar fizikisht gatër gra.

Raportimet e tilla janë publikuar në një artikull të New Yorker Magazine.

Guvernatori, Andreë Cuomo ka kërkuar nga Schniederman të dorëhiqet vetëm pas pak orëve prej publikimit të këtij artikulli. Dhe kështu ka ndodhur. Edhe pse po planifikonte që si Demokrat të hynte përsëri në zgjedhje, ai ka lënë detyrën që mbante.

“Në orët e fundit janë bërë akuza serioze ndaj meje, të cilat unë i mohoj”, ka thënë Schneiderman.

“Derisa hetimet lidhen me punën dhe operimin tim profesional në zyrë, mua ma pamundësojnë që të punë gjatë kësaj kohe kritike. Kështu që jap dorëheqje nga detyra ime prej 8 majit 2018”.

Të ngjashme