Prokuroria deklarohet për krimin e rëndë në Prizren ku vdiq 14-vjeçari

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka dalë me njoftim lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit, i cili mbrëmë u ther me thikë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat fillestare të hetimit dyshohet se 17-vjeçari ka privuar nga jeta 14-vjeçarin duke e therur me thikë.

Në vendngjarje është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë për media.

Të ngjashme