Prokuroria deklarohet për rastin e dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Një grua 71-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës së re në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor.

Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës në një përgjigje elektronike për Gazetën Express tha se i dyshuari tani për tani është i panjohur.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se  është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Preteni.

Rastin e ka përfshirë në raportin e saj 24-orësh edhe policia, ku thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së. 

Të ngjashme