Prokuroria Themelore në Prizren ka mbajtur konferencë për media në të cilën u prezantua raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019.
Kryeprokurori Admir Shala theksoi se, Prokuroria Themelore në Prizren, nga vitet paraprake në fillim të vitit 2018 për personat madhor dhe të mitur ka trashëguar gjithsej 1306 kallëzime me 2078 persona.
Ndërkaq, gjatë vitit 2018 kundër personave madhor dhe të mitur, janë pranuar 3834 kallëzime penale me 5106 persona, ku gjithsej në punë kanë qenë 5140 kallëzime penale me 7183 persona.
“Nga të gjitha lëndët e pranuara del se e kemi tejkaluar 100% të rasteve të pranuara me ato të kryera. Kjoedhe tregon një efikasitet në kryerjen e lëndëve” theksoi kryeprokurori Shala.
Kështu, gjatë vitit 2018 nga të gjitha departamentet (departamenti i krimeve të rënda, i përgjithshëm dhe për të mitur), janë kryer 4153 kallëzime penale me 5541 persona, dhe në fund të vitit 2018 kanë ngelur në punë 987 kallëzime penale me 1642 persona.
I pari i Prokurorisë së Prizrenit, poashtu theksoi se, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, dhe degëve të kësaj Gjykate (Dega në Suharekë dhe në Dragash), prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë përfaqësuar dhe mbrojtur aktakuzat, duke marrë pjesë në gjithsej 12.115 seanca gjyqësore.
Poashtu, kryeprokurori Admir Shala, potencoi se Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë vitit 2018 ka qenë e përkushtuar në zgjidhjen e rasteve, duke aplikuar procedurat alternative të ndryshme siç janë: marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimi dhe pezullimi, për vepra penale të ndryshme. Ku përmes zbatimit të proceduravealternative janë kryer 739 raste.
Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë së Prizrenit, kanë qenë dhe mbeten rastet e dhunës në familje. Sa i përket këyre rasteve, tëtrashëguara nga vitet e tjera kanë qenë103 kallëzime me 167 persona.
Ndërsa, tëpranuara në punë kanë qenë 122 kallëzime penale me 148 persona. Gjithsej, në punë gjatë vitit 2018 kanë qenë 225 kallëzime me 315 persona.
Gjatë kësaj periudhe raportuese janë kryer 200 kallëzime me 246 persona. Dhe, në fund të kësaj periudhe kanë ngelë në punë edhe 25 kallëzime penale me 69 persona.
“Sfidë edhe më tutje për këtë institucion mbeten veprat penale të korrupsionit dhe rastet e fajdeve, në të cilat jo rrallë mungojnë dëshmitarët, madje këta të fundit edhe i ndërrojnë deklaratat” tha kryeprokurori Shala.
Sa i përket veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare,të trashëguara nga vitet paraprake kanë qenë22 kallëzime me 37 persona. Të pranuara 47 kallëzime penale me 80 persona. Gjithsej në punë kanë qenë 69 kallëzime me 117 persona.
Prej tyre janë kryer 44 kallëzime penale me 61 persona. Ndërkaq, në punë në fund të vitit 2018 kanë ngelur 25 kallëzime me 56 persona
Ndërkaq, gjatë vitit 2018 është sekuestruar pasuri në vlerë rreth 3 milionë euro.
Në fund kryeprokurori Admir Shala, duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, e ka vlerësuar si të suksesshme punën e institucionit të Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, do të jetë e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj duke trajtuar të gjitha rastet me përkushtim maksimal, me qëllimin e vetëm, parandalimi i kriminalitetit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve.