Prokuroria e Shtetit ndalon nëntë persona pë 24 orë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, transmeton Ekonomia Online.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar më kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një i dyshuar është ndaluar për 48 orë për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Gjithashtu, është ndaluar për 48 orë edhe një person i dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Po ashtu, nga kjo Prokurori është paraqitur pranë Gjyaktës kompetente një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person. Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit, kundër tre personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme