Prokuroria e shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë
Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Të ngjashme