Prokuroria ia bllokon të gjitha llogaritë bankare Loredana Zefit

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Mediet zvicerane kanë shkruar sërish lidhur me rastin e Loredana Zefit.

Në llogarinë e saj Instagram Loredana pëlqen të paraqesë veten si një person që bën jetë luksoze me makina dhe rroba të shtrenjta, shkruan zentraplus.ch, transmeton lajmi.net.

Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram, por sipas këtij mediumi, jeta në luks e reperes për momentin ka mbaruar.

Llogaritë bankare të Loredanës janë bllokuar, ajo dyshohet se mashtroi një çift të Valais me disa qindra mijëra franga. Lidhur me këtë rast, reperja u arrestua në fillim të majit.

Në vendimin e fundit, Gjykata Kantonale e Luzernit tregon se zyra e prokurorit publik ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të reperes, në lidhje me hetimin.

Ky veprim përdoret nga autoritetet hetuese kur dyshohet se paratë ose gjërat e tjera të vlefshme kanë prejardhje të dyshuar.

Reperja ka kërkuar të mos i bllkohen llogaritë, por një gjë e tillë nuk është pranuar.

Ky medium përmend edhe faktin që reperja e lindur në Kosovë në një selfie vesh xhaketë të shtrenjtë të markës “Louis Vuitton” prej 4400 franga.

Zyra e prokurorit publik nuk ka komentuar procedurat aktuale, as Loredana nuk ka thënë asgjë. Por, hetimet do të zgjasin me muaj. 

Të ngjashme