Prokuroria Themelore në Mitrovicë është duke intervistuar gjashtë kryesues të qendrave të vendvotimeve, pas parregullsive që janë raportuar.
Këtë e ka konfirmuar prokurorja Fetie Bajrami, e cila për Gazetën Express ka thënë se në këto momente është duke u intervistuar personi i gjashtë, dhe më pas do të merret vendimi nëse ata do të arrestohen.
Ajo ka sqaruar se personat e intervistuar janë të dyshuar se kanë dhënë nga dy fleta të votimeve, pasi në këto vendvotime ka mungesë të tyre.
Ajo ka thënë se Komisioni Zgjedhor i ka dërguar zëvendësimet dhe këta persona janë zëvendësuar me të tjerë në Qendrat e votimeve në Mitrovicë.
I kontaktuar për këtë çështje, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se Policia e Kosovës është duke vepruar në koordinim me Prokurorinë.