Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve për grabitjen në Deçan

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar nga gjykata themelore në këtë qytet caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarbe për grabitjen që ndodhi të martën në parkingun e një qendre tregtare në Deçan ku u vodhën 8 mijë euro.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar: B. K. dhe F.B (të  lindur  në vitin 1992) dhe G.S, 22 vjeçar, ndërsa edhe dy persona të tjerë janë në arrati për të cilët bëhet e ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të tyre.

Bëhet e ditur se gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

Me vendim të prokurorit daj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Grabitja e së martës raportohet se ka ndodhur derisa dy persona derisa po e dërgonin pazarin ditor për në bankë, para tyre është ndalur një veturë, nga ku një person i dyshuar  nën kërcënimin e  armës i ka grabitur paratë.

Lidhur me rastin dy persona të tjerë që gjenden në arrati janë në kërkim policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme