Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria kërkon paraburgim për 22 vjeçaren që plagosi Corleonen, dyshohet për këto dy vepra penale

Prokuroria kërkon paraburgim për 22 vjeçaren që plagosi Corleonen, dyshohet për këto dy vepra penale

Prokruoria Themelore e Gjilanit njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone. E njëjta po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Corleone ka pësuar […]

Prokruoria Themelore e Gjilanit njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

E njëjta po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Corleone ka pësuar plagë në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Të ngjashme