Prokuroria kërkon paraburgim për Urim Hysenin, avokati kundërshton: Klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka intervistuar të Urim Hysenin, dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar Asden Mekaj avokati mbrojtës i të dyshuarit.

“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, ka thënë Mekaj për Insajderin, derisa ka konfirmuar se janë në pritje të vendimit nga Gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Derisa 59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, pritet të varroset sot rreth orës 17:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

Të ngjashme