Prokuroria ngrit 34 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë kundër një të pandehuri  nga neni 277, 364 dhe neni 302. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për  shtatë (7) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak për një (1) person.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) të pandehur në dy raste të ndara.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, ndaj 2 personave, për veprat penale “Armëmbajtje paleje”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3)persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjete (15) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë –Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e  paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme