Prokuroria nis hetimet për vjedhjen në AUV

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth vjedhjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Express

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Të ngjashme