Prokuroria për 24 orë ngriti 33 aktakuza kundër 57 personave

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe një kërkesë për sekuestrim e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llohit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme