Prokuroria Speciale shënjestron edhe një rast të ri

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur ti ngrit katër (4) aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre (63) persona, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme