Adem Grabovci, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të intervistohet me 14 shtator nga Prokuroria e Shtetit.
Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët, Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani.
Por avokati i Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë për Gazetën Express, se do të provojnë për ta shtyrë intervistimin.
“Ftesën e kemi marrë por do të bëj kërkesë për të shtyrë intervistimin. Atë ditë jam i zënë”, ka thënë Latifaj.
Grabovic është duke u hetuar për ushtrim të ndikimit dhe vepra të tjera, pas publikimeve të përgjimeve nga portali Insajderi.