Prokuroria Themelore në Prishtinë është tërhequr nga dëgjimi i dëshmitarit Kadri Veseli në gjykimin ndaj deputetëve të Vetëvendosjes të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur prokurori i rastit Valdet Gashi, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Duke u bazuar dhe respektuar parimin e ekonomizimit të procedurës prokuroria tërhiqet nga dëgjimi i dëshmitarit Kadri Veseli për faktin se dëshmia e tij ka përmbajtje të njëjtë me deklarimet e dëshmitarëve të tjerë, për ne si prokurori faktet që do të vërtetoheshin nga ky dëshmitar vlerësojmë se janë vërtetuar nga dëshmitë e dëshmitarëve tjerë që janë dëgjuar deri më tani në këtë shqyrtim gjyqësor”, ka deklaruar prokurori Gashi.
Pas kësaj kanë reaguar deputetët e akuzuar të “Vetëvendosjes”, të cilët kanë kërkuar arsye pse prokurori ka vendosur të heq dorë nga dëgjimi i dëshmisë së Kadri Veselit.
“Pse bash te Kadri Veseli përjashtohen mediat nga seanca, pse bash te Kadri Veseli prokurori tërhiqet nga dëshmia e këtij dëshmitari”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Kurse, Albin Kurti ka deklaruar se me këtë është dëshmuar edhe njëherë se prokurori është i kapur nga Kadri Veseli.
Ndërsa, Donika Kadaj Bujupi e ka quajtur gjykatësin Kalludra si njeri të klanit “Pronto”.
Pas këtyre reagimeve, kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra ka përjashtuar nga seanca deputëtët Albin Kurti, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj – Bujup