Prokuroria Themelore në Ferizaj e hapur për takime me qytetarë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, po vazhdon të mbajë takimet e hapura me qytetarë, të cilët po shprehin interesim të takohen me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Shukri Jashari.

Qytetarët e interesuar të cilët ishin sot, biseduan me kryeprokurorin Jashari për çështje dhe kërkesa të ndryshme për të cilat shprehnin interesim vet ata, ku mes tjerash, Jashari, shprehi gatishmërinë dhe përkrahjen e institucionit karshi kërkesave të tyre, duke u dhënë edhe sqarimet e duhura.

Vlen të theksohet se Kryeprokurori Jashari ka caktuar ditën e premte, nga ora 10:00-12:00 për të gjithë të interesuarit që duan të takohen me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme