Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit B.T., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16.01.2019, i mituri pas një konflikti verbal me të dëmtuarin-vëllaun e tij  I.T., e sulmon me një thikë- mjet ky i […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit B.T., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16.01.2019, i mituri pas një konflikti verbal me të dëmtuarin-vëllaun e tij  I.T., e sulmon me një thikë- mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, duke e goditur një herë në krahë nga e cila goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par. 5 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK).

I mituri B.T., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 16.01.2019.

Të ngjashme