Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) bashkërisht me komunën e Deçanit kanë mbajtur konferencë me temën “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, raporton Ekonomia Online.
Fitore Hulaj, ish-drejtoreshë për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit foli mbi ndikimin e këtij projekti në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna.
Ajo tha se ky projekt ka ndikuar shumë në fuqizimin dhe promovimin e bjeshkëve të Deçanit, duke ndikuar shumë në turizëm.
“Projekti ka ndikuar në fuqizimin dhe promovimin e bjeshkëve të Deçanit që luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm. Ky projekt përfshin shumë aktivitete në bjeshkë dhe ndikon në disa aspekte”, tha ajo.
Arben Lila, drejtor i programit në KADC foli mbi zhvillimin e Eko-turizmit. Sipas tij, këto aktivitete e ky projekt lidhet edhe me Malin e Zi e që sipas tij, është edhe qëllimi që turizmi të zhvillohet sa më shumë.
“Ky projekt ka rëndësi të madhe pasi lidhet edhe me Malin e Zi dhe që ndikon në zhvillimin e turizmit sa më shumë”, tha Lila.
Në fund të kësaj konference u shfaqën edhe tri video promovuese rreth trashëgimisë kulturore të kësaj komune.