Promovohen veshjet tradicionale e punimet artizanale, Kosova synon anëtarësimin në UNESCO

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 17:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik, Muzeun Kombëtar dhe Fondacionin “Tradita Popullore”, ka bërë promovimin veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale, në Parku Arkeologjik “Ulpiana”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se Kosova e ka vendin në hartën e UNESCO-s.

“Sot, në këtë vend historik mijëravjeçar bashkë me manastirin e Graçanicës, është më të jemi bashkë në promovimin e veshjeve të trevave shqiptare. Kosova e ka vendin së shpejti në hartën e UNESCO-s”.

“Me këtë pasuri dhe kujdesin që e ka ministrja e Kulturës shpejt do të lëvizëm në organizata ndërkombëtarë për të promovuar diversitetin kulturor që kemi si Kosovë”.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi tha Kosova ka trashëgimi të pasur, e cila duhet të mbrohet, raporton EO.

“Jam shumë e nderuar si ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që në bashkëpunim me ne tash po e shënojmë muajin e trashëgimisë evropiane. Kemi arritur që sot të organizojmë këtë ekspozitë që ka shumë dimensione, Kosova ka shumë pasuri”.

“Kemi arritur dy marrëveshje me Institutin Albanologjik dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës që të mbështesim studentët. Unë të falënderoj kryeministër, për ardhjen tënde dhe treguesi më i madh është programi ku trashëgimisë i tregohet rëndësi e madhe, ku tregohet rëndësi e madhe për trashëgiminë”.

Të ngjashme