Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”, i autorit Musli Krasniqi

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 16:23 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, është promovuar libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”, i autorit Musli Krasniqi. Libri përmban intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se tema kryesore e librit është çështja e Kosovës, por edhe temat tjera që trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi, me shtrirje në kohë të një harku gati tri vjet dhe në gjithë hapësirën gjeografike shqiptare.

Në libër trajtohen edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.

Veprimtari i shquar dhe udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare (OMLK), Mehmet Hajrizi, tha se në këtë llibër analizohen zhvillimet e Kosovës ndër vite.

“Autori i këtij libri është politolog, gazetar, e zyrtar për marrëdhënie me media në Kuvendin e Kosovës, tema kryesore e librit është çështja e Kosovës. Aty analizohen zhvillime që mbajnë në fokus epilogun e Kosovës, çlirimin e saj. Intervistat nuk janë thjeshtë të karakterit gazetaresk, por edhe filozofik. 7 kapituj sjell përmbajtje sa një kolonë veprash. Në 7 intervista trajtohen çështje aktuale si statusi i Kosovës, çështja e shqiptarëve në rajon, konteksti gjeopolitik i pavarësimit të Kosovës, zhvillimet në Kosovë dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi ai.

“Fushata gjenocidiale e quajtur ‘Patkonjtë’, duke dëbuar qindra gra burra e fëmijë, duke i plaçkitur e përdhunuar. Ilustrim i akteve të dhunës janë edhe rastet në veriun e Kosovës”, tha tutje ai.

E kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Flakron Bexheti, tha se libri i Krasniqit është vlerë e shtuar e veprimtarit Arben Xhaferit.

“Sikurse te rasti i Kosovës por edhe Shqipërisë, do doja të ndaja dy momente të politikës së Maqedonisë në ndërrimin e emrit të shtetit hulumtova e gjeta literaturë, shqyrtova mendimet e tij, ku ai thotë se ‘Maqedonia duhet të quhet Maqedonia e Veriut, njëra prej supozimeve të tij’. Gjeta një pyetje në vitin 1999 ku u pyet Arbëri nëse maqedonasit do e pranon një kryeministër shqiptar, thotë se nëse nuk ndodh hapet një çështje tjetër që shpie deri tek koncepti i shërbimit tek qytetarët”, deklaroi ai.

E vetë autori i librit, Musli Krasniqi, tha se intervistat e bëra janë në diferencë kohore prej 18 vitesh.

“Në këtë libër datojnë intervista nga viti 2003 por unë e shoh vlerën unike të përmbajtjes së saj. Gjatë këtyre 8 muajve kam folur mjaftë për libër por do kujtoj dhe njëherë periudhën e bashkëpunimit me të. Në 2006-ën teksa vendosen për fatin historik e politik të Kosovës, Arbën Xhaferi me veprimtarinë e tij kishte ndërtuar një figurë unike politike e filozofike”, tha Krasniqi.

Tutje, ai shtoi se si i gjithnjë në veprimtarinë dhe prodhimtarinë e tij , Arbën Xhaferi shpërfaq njohuri të thella mbi kompliksitetin e relacioneve ndëretnike në Ballkan , sidomos mes shqiptarëve , serbëve e maqedonasve, duke u shtrirë në një fazë vendimtare për Kosovën dhe shqiptarët në këto shënime gjendet një gamë e vlerave të shtuara mendimesh të ndërtuara mbi argumente politike, sociologjike e filozofike që Xhaferi i sjell tek lexuesit.


“Xhaferi kishte tiparet e plakut të urtë që me dije, dhe pjekurinë e tij e kishte fituar atributet morale të kombit. figura e tij qëndron sot mbi çdo parti politike ku ka shqiptar, për rrjedhë, mendimet e Arbën Xhaferit nuk është e tepërt asnjëherë të botohen e lexohen,” tha Krasniqi.


Sipas tij, mendimi politik i Arbën Xhaferit dhe filozofia e Ukshin Hotit për këdo që në politikë e gjen vetën në udhëkryqe do iu ndihmon të ecet para.

Të ngjashme