Në debatin për propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe formimin e Agjencisë Teknike Operative, u kërkua mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve, kritere të qarta dhe të rrepta për zgjedhjen drejtorit në ATO-së e të punësuarve tjerë si dhe departizimin e shërbimit.
Zgjidhjet duhet të kenë dispozita të qarta, të cilat do të garantojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe personave fizik në vend dhe të eliminojnë dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave të cilat i grumbullojnë operatorët.
Prodekani i Fakultetit Marjan Gjurovski tha se projekt pakoja e zgjidhjeve për ndjekjen e komunikimeve dalin nga kornizat aktuale të ligjit për procedurë penale. Ai madje rekomandoi që në ligjin për ATO-në të shtohet dispozita që thotë se çdo i punësuar duhet të kalojë në testimin poligrafik.
“Draft zgjidhjet ligjore për monitorimin e komunikimit dhe për OTA kanë përcaktime të paqarta dhe të pasakta, të cilat nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe zgjidhjet ligjore të krijuara në këtë mënyrë çojnë në paqartësi ligjore të qytetarëve dhe personave juridikë në Republikën e Maqedonisë” – deklaroi Marjan Gjurovski, profesor.
Drejtori i Agjencisë për Zbulim Zoran Ivanov tha se në fokusin e reformave duhet të rritet kultura organizative tek faktori njeri, duke përmendur dy skandalet me përgjimet.
“Kishim dy skandale të përgjimeve, do të thotë ne jemi problemi, njeriu është problemi. Pribe ka dhënë qartë vërejtje ku shpjegon arsyet për faktorin njeri që duhet të eliminohen. Fokusi është se në grupin që punon në hartimin e një projektligji dhe masave ligjore të cilat tashmë ekzistojnë, ata duhet të përmirësohen me masa që do të ndikojnë në kulturën organizative në mënyrë që mos të përsëriten skandalet që kemi pasur deri tani” – tha Zoran Ivanov, Drejtor i Agjencisë për Zbulim.
Në Kuvend pritet të miratohet edhe faza e dytë e ligjeve për ndjekjen e telekomunikimeve dhe Agjencisë Teknike Operative. ATO-ja është paraparë të fillojë me punë në nëntor të këtij viti.