Mos përfundimi i aktakuzave me dënime, dënimet më gjoba apo me kusht rrëzimi i kallëzimeve penale të ngritura nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ishin vetëm disa shqetësimet që u adresuan në mbledhjen e komisionit për Legjislacion.
Krejt këto shqetësime ata ia thanë drejtorit të AKK-së, Shaip Havolli. Ai para komisionit paraqiti punën e grupit punues për ligjin e ri të AKK-së, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, është propozuar që raportet financiaret të partive politike të deklarohen në Agjencinë Kundër Korrupsion.
“Sa i përket Ligjit të agjencisë kundër korrupsion, agjencia do të ketë të drejtë të vlerësoj rrezikun nëpër sektorë poashtu edhe të monitorimit të strategjisë kundër korrupsion. Deri më tash ne e kemi hartuar së bashku me Qeverinë mirëpo, pse qeveria të mos e merr rolin e vet sepse ajo i përcakton”.
“Do agjencia do të specifikohet edhe në raport të financimit të partive politike. Deklarimit dhe prejardhjes së pasurisë planifikohet zvogëlimin e listës së zyrtarëve. Shumë zyrtarë janë të ekspozuar ndaj korrupsionit mirëpo nuk gjenden në listë. Saktësia e prejardhjes së pasurisë”.
Havolli më tutje prezantoi edhe raportin e AKK për vitin 2017. Ai tha se për këtë vit kanë qenë të obliguar 6242 zyrtarë të deklarojnë pasurinë. Prej së cikave për 860 zyrtarë është bërë kontroll i plotë i pasurisë nga AKK.
Havolli gjithashtu ka treguar edhe për vështirësitë që përballen kur e dërgojnë një kallëzim penal në prokurori.
Ai tha se përkundër faktit që ata kanë të drejtë të hedhin poshtë kallëzim penal AKK ka kërkuar prokuroria të mos e bëj atë pa kërkuar informata shtesë.
“Është e domosdoshme që strategjinë ta hartojë qeveria edhe shoqëria civile. Sa i përket kontrollimit të pasurisë ne nuk i kemi dërguar ato aplikacionet ndaj ju planifikojmë të rregullojmë çështje. Se kush do të kontrolloj pasuritë e zyrtarëve”.
“me 2017 për të gjitha rast i kem dërguar me kallëzim penal bazuar nga prokuroria për shumicën prej tyre janë ngritur aktakuza”.
“Në shumicën e rasteve kanë kërkuar informata shtesë. Kemi kërkuar që të mos hudhen kallëzimet penal pa na konsultuat dhe kërkuar informata shtesë mirëpo ka progres në këtë punë”.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa pyeti Havollin lidhur me mospërfshirjen e asamblistëve në lisën e zyrtarëve të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.
“Por thamë deri më tani shumica e kallëzime penale iu ka hedh ose nuk ka apa ndaj vendim dënues. A keni menduar që te deklarimi i pasurisë me ligj të ri t’i hiqen asamblistët, është shumë e pakuptimtë që ta të deklarojë atë që kanë”
Havolli tha se agjencia ka qëndrim që asamblistët të hiqen nga lista e personave zyftata që deklarojnë pasurinë.
“Edhe atë situatë e kemi paraparë. Kemi dal me një qëndrim që asamblistët të hiqen nga kjo listë”.