Protesta dhe politikë, momentet pikante nga samiti i G20

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 14:27 | Nga

Liderët botërorë u takuan në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë dhe nuk mund të mungonin disa momente pikante, të kapura në foto.

Disa nga shkrepjet e bëra kanë kapur momente të çuditshme të gjesteve të liderëve si kjo foto më poshtë për shembull që lë të kuptohet se sa “e duron”, kancelarja Angela Merkel, Presidentin amerikan Donald Trump, i cili në foton e përbashkët të bërë në Shtëpinë e Bardhë pak kohë më parë nuk i zgjati as dorën, edhe pse Merkel kërkoi shtrëngim duarsh.

Më pas shihet shtrëngimi i duarve mes Angela Merkel me Presidentin e Turqisë, Erdogan.

Kujtojmë se vendet kanë pasur përplasje të mëdha, pasi ministrat turq nuk u lejuan të mbanin tubime me shtetasit turq në Gjermani, pak para se në Turqi të zhvillohej referendumi për t’i dhënë më shumë fuqi Erdogan-it.

Ky i fundit shkoi deri në pikën kur e quante Gjermaninë shtet nazist.

Po ashtu nuk mund të lihet pa u përmendur edhe takimin të cilin e priste e gjithë bota më kuriozitet, mes Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Dy liderët zhvilluan dhe takimin e parë mes tyre ku fjalët që mësohet të kenë shkëmbyer fillimisht janë: “Kënaqësi që takohemi”!.

Por samiti i G20 ka pasur edhe dhunë.

Përplasjet e dhunshme mes demonstruesve dhe policisë kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.

Forcat e rendit janë detyruar të përdorin topat e ujit, sprajin djegës dhe shkopinjtë e gomës për t’i ndaluar turmës agresive marshimin drejt ambienteve ku mbahej takimi i nivelit të lartë.

Më të egrit kanë qenë rreth 1000 persona të maskuar në radhët e para të demonstratës, të cilët i kanë qëlluar efektivët me koktejle molotov, gurë e sende të tjera të forta. 72 policë kanë mbetur të plagosur. Të lënduar ka dhe në radhët e protestuesve.

Të ngjashme