Protesta e PD-së ndryshon orarin e seancës së Kuvendit të Shqipërisë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës.

Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës. Seanca ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por për shkak të protestës së opozitës në 20:00 po të ditës së hënë, është vendosur që Kuvendi të nisë një orë përpara, pra në 17:00, transmeton Shqiptarja.

Në seancën e së hënës pritet që të miratohet komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta. Ndërkohë që opozita do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Të ngjashme