Protesta të dhunshme në Britani, plagoset oficerja

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Protestat antiraciste në Britaninë e Madhe, në ditën e dytë të tyre janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në shumë qytete.

Drejtuesit e policisë janë shprehur se qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin kundër racizmit, por duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të kërkuar të drejtat e tyre, duke qëndruar larg dhunës. Protesta janë duke u mbajtur këtë të diel në Bristol, Manchester, Nottingham, Edinburgh dhe Londër, ku “Daily Mail” shkruan se një oficere policie ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali në tentativë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa të lënduar mbetën edhe 13 oficerë të tjerë policie.

Në Bristol protestuesit kanë hedhur në lumë edhe një statujë të Eduard Colston, tregtar skllevërish i shekullit të XVII.

Edhe pse autoritetet kanë paralajmëruar se koronavirusi mbetet një kërcënim dhe se masat e distancimit social, duhet të vijojnë të zbatohen, edhe në Britani nuk i kanë rezistuar protestave kundër racizmit, të cilat nisën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së George Floyd

Të ngjashme