Protesta të mëdha në Evropë për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë e rasteve me Covid-19

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Disa protestues hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë.

Demonstruesit janë kryesisht kundër përdorimit të “kartave Covid”, të cilat i ndalojnë të pavaksinuarit të hyjnë në ambiente si restorante apo bare, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen pas protestave të reja në Holandë kundër rregullave të reja të bllokimit.

Të shtunën, njerëzit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe dogjën biçikletat në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia qëlloi me armë zjarri.

Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali ndërsa zemërimi për kufizimet e reja u rrit.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e rasteve të koronavirusit në kontinent.

Drejtori i saj rajonal, Dr Hans Kluge, i tha BBC-së se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milioni vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai, duke shtuar “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar virusin – të tilla si vaksinimi, mbajtja e maskave dhe përdorimi i pasaportave për Covid”.

Shumë qeveri në të gjithë kontinentin po sjellin kufizime të reja në përpjekje për të trajtuar infeksionet në rritje.

Dhe kjo vjen pasi një numër vendesh kanë raportuar kohët e fundit një numër rekord të lartë të rasteve ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme