Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve të cilët u përleshën me policinë në Paris gjatë protestave të fundit që u nxitën nga rritjet e naftës.
“Turp për ata që sulmuan oficerët. Nuk ka vend për dhunë në Republikën Franceze” ka shkruar ai në Twitter.
Champs-Elysées ishte i tëri në kaos të shtunen perderisa policia perdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.
Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner,drejtori akuza për të djathën ekstreme për nxitjen e akteve të dhunës dhe të përleshjeve të protestuesve me policinë në Paris.
Marine Le Pen, Kryetarja e Partisë së Asamblesë Komnbëtare, që më parë njihej si Fronti Kombëtar, në fillim të javës u bëri thirrje protesteusve që të shkonin drejt Bulevardit kryesor të Parisit, Champs-Elysées, megjithëse autoritetet ndaluan protestat në këtë vend.
Në protestat e zhvilluara në mbarë Francën ditët e fundit u përfshinë 23 mijë vetë, 5 mijë ndër ta vërshuan në Bulevardin Champs-Elysees.
Situata politike në Francë shihet si një tregues i pakënaqësive ndaj Presidentit Macron, i cili akuzohet për indiferencë ndaj vështirësive të jetës për francezët e thjeshtë.