Qytetarë të Mitrovicës Veriore kanë protestuar mëngjesin e sotëm para stacionit të policisë në veri për shkak të ndryshimit të tre policëve të cilët ishin në pozita të shefave në rajonin e policisë, “Mitrovica – Veri”.
Kryetari i kësaj komune, Goran Rakiq ka thënë se ai do të kërkojë tërheqjen e vendimeve të tilla.
Disa ditë më parë, në fakt, zëvendësoi kreu i hetimeve rajonale, kreu i administratës rajonale dhe ai i forenzikës, transmeton Klan Kosova .