Protestë në Vjenë të Austrisë për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:28 | Nga

Dhjetëra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Vjenë të Austrisë, kanë dal në qendër të qytetit për të protestuar kundër ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze, me fletarrest të Serbisë.

Një lexues i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online, ka treguar se protestuesit po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të liderit të AAK-së, si dhe tërheqjen e të gjitha fletarresteve të lëshuara nga Beogradi për luftëtarët e UÇK-së.

Haradinaj edhe pas 7 ditëve të ndalimit vazhdon të mbetet në paraburgim, ndërsa lirimin e tij e kanë kërkuar të gjitha institucionet në Kosovë.

Ndërsa Serbia vazhdon të insistojë në ekstradimin e tij.

16010210_1198786000170216_2101346793_o

15966344_1198786703503479_958665190_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme