Disa banorë të lagjes Kalabria në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për “Kalabrinë”, raporton Ekonomia Online.
Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Rama erdhi pa material.
Banorët e lagjes Kalabria dhe Shakabaj janë përballur me forcat policore para hyrjes së objektit komunal të Prishtinës. Pas ballafaqimit rreth hyrjes brenda ose jo në sallën e Asamblesë një grup përfaqësuesish nga të dyja palët u lanë brenda. Asamblisti i Vetëvendosjes Gëzim Sveçla iu tha atyre që kërkesat e do t’u merren parasysh siç është bërë tash e tri vjet.
“Fjalën e mora pas fjalës që dëgjuam prej drejtorit ku shihet një reflekim pas tentimit për ta futur planin e Kalabrisë. E propozuan si rend i ditës. Dje në mbledhjen e Komitetit për Politikë Financa ka ardhur propozimi të jetë në rend dite plani për lagjen Kalabria mirëpo vetëm propozim, s’ka pasur material as letër të vetme e as sot. Një plan i cili eshtë anuluar pa të drejtë dhe iu është premtuar më shumë se 2 vite e plani nuk është askund. Drejtor planin duhet me sjell sipas ligjit kur është gati, materiali së paku 7 ditë më herët, kur e keni gati na e dorëzoni ose thirrni seancë të jashtëzakonshme. Ka nevojë për studim dhe analizë serioze, i keni marr dy vite jerë ëyretarve për teke tuaja, e para ministria ka kerkuar e qe ska qenë e saktë dhe arsye e dytë forma si ëshyë bë ai plan me ato koeficientat është ngarkesë për lagjen. Tani po na thoni qytetarët i dinë ankesat, çka e dimë na cilat ankesa janë përfshirë, kemi nevojë mi pa, ku është rruga shkolla, besimi është dëshmuar në kuvend. Si Vetëvendosje e përkrahim planin për lagjen Kalabria i cili duhet të jetë profesional i merr parasysh kërkesat e qytetarëve pa rënë ndesh me ligjin. Jemi të gatshëm ta analizojmë planin dhe votojmë”, ka thënë Sveçla.
Ndërsa asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceci ka kërkuar që plani të bëhet publik.
“Kërkoj nga organi kompetent që sot ta publikojë online planin e Kalabrisë me qasje te qytetari mediat dhe ne. Publikojeni nëse e keni nëse se keni mos luani me neve”, ka thënë Retkoceri.
Edhe kryetari Rama ka përshendetur banorët e lagjes Kalabria, duke iu thënë se nëse duan të bëjmë filma le të bëjnë, nëse jo….
Ndërkaq përfqësuesit i thanë e duan vetëm atë që e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.” Bëhu më serioz”, i thanë ata Ramës.
Ndryshe në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Përparim Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal. Përpjekja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita.
Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite. Arsye u tha se është mungesa e materialit.