Protestojnë edhe punëtorët e KEK-ut

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 12:14 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Punëtorët e KEK-ut protestën e kanë nisur duke bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, për të vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata mbani pankarta në dorë me mbishkrimet “Qeveri ne po prodhojmë dritë, e ju po shkoni drejt territ!”, “Menaxhment a keni familjarë tjerë të punësohen në KEK?”, “Qeveri pse po heshte për situatën e krijuar në KEK”, “Parti stop ndikimit në KEK, lejo KEK-un të prodhojë dritë për qytetarin e Kosovës”, etj.

Rafet Osmani, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, tha se kjo protestë është organizuar me qëllim të njoftimit dhe sensibilizimit të opinionit për gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Ne këtë protestë e kemi organizuar me qëllim të njoftimit dhe sensibilizimit të opinionit të gjerë për gjendjen në KEK dhe kolapsin energjetik që pritet të ndodhë brenda këtyre dy muajve, bllokada dhe këto pengesa janë të shkaktuara si rezultat i problemeve të krijuara nga mos shpronësimi me kohë i pronave të pronarëve legjitim në zonën e shpallur me interes të veçantë ekonomik”, tha ai

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi gjatë fjalës së tij në këtë protestë tha se në një të ardhme të afërt do të organizohen bashkërisht për t’iu treguar atyre që nuk i implementojnë ligjet se do t’ia prishin shumë shpejt atyre llogarinë.

“Një ditë jo në një rrugë shumë të largët do të organizohemi bashkërisht dhe do të ju tregojmë atyre që nuk i implementojnë, sepse ne e kemi menduar një shtet ligjorë se gjithmonë do të respektohen ligjet por edhe ata që të cilët janë nënshkrues të këtyre ligjeve dhe të kontratës kolektive e që nuk i respektojnë, le ta dinë se BSPK-ja me federatat pranë BSPK-së një dit do të ia prish llogarinë atyre”, tha ai.

Protestës së punëtorëve të KEK-ut iu bashkuan edhe Federata Sindikale e Pavarur Elektro Kosova.

Përfaqësuesi i sindikatës FSPE, Rashit Gashi tha se nuk mund të përshkruhet vuajtja dhe dhimbja që kanë punëtorët e KEDS-it prej kohës së privatizimit.

“Nuk mund të ua tregojmë ndjenjën dhe vuajtjet tona që vazhdojmë t’i kemi prej kohës së privatizimit. Ne çdo ditë në mëngjes shkojmë në punë dhe jemi me ndjenjën ‘sikur është dita e fundit në punë’. Mbi 400 kolegë tanë sot nuk janë në mesin tonë. Kjo gjendje e pa shpresë na përcjell sot e tutje”, tha ai.

Gashi ka thënë se “sot kishte dashur që protestës së sotme  t’i bashkohet edhe karvani i 35 për qind i qytetarëve të pa punë edhe ata 200 000 të pa punët që qeveria dikur u tha se ka ende shpresë për ta”.

 

 

 

Të ngjashme