Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë kërkuar dyfishim të pagesë për punën që bëjnë në ndërrimin e natës, ngase po paguhen vetëm 18 euro.
Sekretari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se kërkesat janë minimale, duke marrë për bazë punën që ata po bëjnë.
Havolli ka sqaruar se për ndërrim e natës po kërkojnë që të paguhen 36 euro.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të vlerësoj punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë profesionistët shëndetësor, raporton EO.
“Qeveria ta kthej kokën nga kjo kategori. Kërkesat tona i kemi bërë të ditura në të gjitha institucionet”.
“Bëjmë thirrje Qeverisë të trajtohemi si prioritet ja sot ja kurrë ngase jemi vija e parë e frontit. Janë 800 të infektuar në vendin e punës”.
Në shenjë simbolike 18 protestues kanë hequr mantelat e tyre, duke simbolizuar kështu kërkesën për rritje prej 18 eurosh për punën gjatë ndërrimit të natës.
Ai ka ftuar kabinetin e kryeministrit, 18 prej tyre që të kujdestarojnë vetëm për 18 minuta për të parë punë që ata bëjën gjatë ndërrimit të natës.
Havolli me këtë rast ka bërë thirrje nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve.