Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese kanë protestuar me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, raporton Ekonomia Online.
Protesta është mbajtur para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK pas sulmit ndaj një kolegu të tyre në vendin e punës nga një pacientë.
Fitim Havolli, kryetra i Sindikatës tha se përmes kësaj proteste po kërkojnë që përveç objekteve ku punojnë të sigurohet edhe personeli shëndetësorë.
Sipas tij, sulmi i profesionistëve shëndetësorë është alarm për institucionet, ë cilat sipas tij, duhet që sa më shpejt të marrin masa.
“…ne sot u solidarizuam me kolegun që i ka ndodhu një aksident në vend të punës dhe tashmë duhet të na sigurohet jeta në vendin e të punës”.
“Ne kemi vetëm sigurimin e objektit, por duhet të sigurohet edhe personeli. Kolegu për 20 vjet nuk ka pasur probleme. Kjo është një alarm serioz dhe po punojmë me rreziqe. Apelojmë që të merren masa që mund të na rrezikohet edhe jeta”.
Kurse sa i përket sjelljes së stafit mjekësor, ai tha se 99% e tyre sillen mirë, por kushdo që ka ankesa ato duhet që t’i deponojë te organet kompetente, raporton EO.
“99% e stafit sillet mirë, por nëse nuk sillen mirë duhet tu drejtohen organeve, por në asnjë mënyrë që ta rrezikojmë jetën. Infermieri është shumë mirë, falë kujdesi të kolegëve”.
Protesta është mbajtur para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK pas sulmit ndaj një kolegu të tyre në vendin e punës nga një pacientë.