Protestojnë ish-punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova”, kërkojnë pagesën e 20 përqindëshit

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 11:39 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve “IMN Kosova”, protestuan sot para komunës së Prishtinës.

Arsyeja e kësaj proteste është mos pagesa e 20% përqindëshit për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Mustafë Krasniqi, përfaqësues i protestës, tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk i ka plotësuar kërkesat e 20 %, të cilin po e kërkojnë ani pse një kërkesë e tillë është aprovuar nga AKP, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ardhur për të kërkuar të drejtën tonë, e ajo është vetëm një, të na paguajnë 20 për qind, që Komuna e Prishtinës na i ka borxh. Kemi caktuar takim me kryetarin jo vetëm njëherë por disa herë, por nuk na ka dalë asnjëherë. Po na qet herë në sitë, herë në shoshë. AKP-ja ia ka kry dokumentacionin, ia ka bërë planin e marrëveshjes por ani nuk po e pranon”, tha Krasniqi.

“Na duam marrëveshje të na paguajë borxhin, për të cilat po presim prej 2010-tes, nuk mundemi me prit më. Nëse na injoron kryetari edhe sot në do vazhdojmë për te kryeministri”, ka thënë ai.

Protestuesit thonë se Komuna nuk po i jep të hollat.

Përkundër kërkesave të protestuesve, para tyre në takim nuk ka dalë kryetari i kësaj Komune Shpend Ahmeti, derisa protestuesit thanë që nuk do të largohen deri sa të u dalë kryetari përpara.

Protestuesit kanë bërë të ditur se janë 250 ish punëtorë të kësaj kompanie të cilëve u takon 20 përqindëshi.

Ish punëtorët e “IMN Kosova” në qershor të këtij vitit kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Një protestë të tillë ata e kishin bërë edhe në prill para komunës së Prishtinës me kërkesën e njëjtë.

 

Të ngjashme