Kompanitë e grumbullimit të mbeturinave kanë protestuar për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente të Qeverisë, raportin Ekonomia Online.
Drejtues të kompanive të pastrimit kanë thënë se ndjehen të fyer për mospërfshirjen në këtë Pako. Sipas tyre edhe punëtorët e pastrimit janë ballafaquar me rrezikun e infektimit nga Coronavirusi.
Nexhat Abdullahu, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Ambienti” në Pejë tha se veç mospërfshirjes në Pakon Emergjente poashtu edhe qytetarët nuk kanë bërë pagesat mujore.
Ai ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhikun për mos dhënien e ndihmave për kompanitë e pastrimit në dhjetë vjetët e fundit.
“Nuk po kërkojmë mëshirë as privilegje veç ndihmë për pagesat e faturimit”, u shpreh Abdullahu.
“Jap dorëheqje nëse ofron prova dikush që të paktën një minutë jemi ndalë e nuk kemi punuar. E kuptojmë që popullata ka qenë e shqetësuese nga virusi dhe nuk kanë bërë asnjë pagesë për kompanitë e pastrimit”, tha ai.
Kurse Gazmend Morina, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë, tha se ka rënë niveli i pagesave.
“Kompanitë tonë janë arkëtuar direkt sepse ato nuk zhvillojnë afarizëm dhe nuk kemi mundur t’i faturojmë. Po ashtu ka ra edhe disiplina e qytetarëve për t’i paguar mbeturinat dhe kjo na ka dëmtuar shumë. Qeveria për me ka parë masën e katër vetëm si huadhënia që duhet të kthehen me 31 dhjetor”.
Ndërsa Dukagjin Hetemi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Pastërtia”, në Ferizaj tha se kanë pas të pamundur t’i paguajnë punëtorët.
“Sigurimin e pagave e kemi shumë të vështir, po ashtu kemi shërbyer pa ndërprerë edhe të familjarëve e të infektuarve dhe kemi të pamundur për sigurimin e pagave të punëtorëve. Këtë muaj nuk i kemi paguar ne punëtorët”.
Kompanitë e pastrimit kanë bërë poashtu kërkesë në Policinë e Kosovës që mbajnë protestën në sheshet e Prishtinës, mirëpo nuk iu është lejuar. Edhe ditë më parë ata kanë protestuar për të njëjtën arsye.
LEXONI EDHE: