Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të Korporatës

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 09:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë. Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

Protestuesit janë ulur para Qeverisë së Kosovës duke pritur që dikush te dal nga qeveri e të bisedoj me ta.

Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së re të KEK-ut, tha se KEK-u nuk mund të sigurohet nga një kompani private. Ai më tej ka shtuar se janë të gatshëm që të diskutojnë me Qeverinë për kërkesat e tyre.

“Kjo tregon që ne jemi të gatshëm që të ulemi e të diskutojmë. Pra si mund të sigurohet KEK nga një kompani private. Këta punëtor kanë dal me duar boshë, është edhe më interes të Qeverisë dhe KEK që ky shërbim të jete nga KEK”.

“Edhe një herë i’u bëjmë thirrje kështu ulu se ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë. Edhe një herë i’u bëjë thirrje që të bisedojmë. Ju na keni premtuar edhe më herët se ne kemi të drejtë, nëse na keni premtuar më herë se kemi të drejtë edhe sot kemi të drejtë”, tha ai.

Llumnica tha se këta punëtorë janë të diskriminuar dhe ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të ndërmarr hapa.

“E di që jeni të diskriminuar sepse të gjithë shoqëritë aksionare që janë bërë në atë kohë me KEK-unë kanë marr madje aksione simbolike kurse jeni të huazuar për 2+1 vjet pra deri në vitin 2007. Në vitin 2007 është ndërruar pa ligjshme ky departament. Sepse huazimi në bazë të ligjit të punës duhet të kthehet, kjo nuk ka ndodhur. Kjo Qeveri që është tani kur ishte në opozitë ishte një zëri me neve dhe sigurisht që thojke se keni të drejtë”.

“Këto tenderime janë të jashtë ligjshme, protesta të këtij departamenti ka pasur në vazhdimësi, por nuk është dëgjuar zëri nuk është respektuar ligji janë tenderuar. Kërkoj nga kryeministri i Kosovës, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga bordi i KEK  të anulohen këto tenderim për këta punëtor në mënyrë të pa ligjshme sepse edhe sot jeni të pa ligjshme. Këta punëtor meritojnë të kthehen në vendin e tyre, edhe një herë i bëjë thirrje i bëjë kërkesë që të intervenoj për këtë punëtore sepse këtë janë të diskrimnura, kjo e drejt duhet që të kthehet në vendin e vetë”, tha ai.

Nexhat Murati, kryetar nga Sindikata “Mbrojtja dhe Siguria”, tha se kanë bërë mbi 30 kërkesa zyrtare, por që nuk janë shqyrtuar nga askush.

Ai madje ka paralajmëruar protesta më radikale nëse  kërkesat e tyre nuk merren parasysh, raporton EO.

“Ne edhe një herë i bëjmë thirrje Qeverisë Kurtit që kjo të merret seriozisht. Kemi edhe shkresa zyrtare që ke mi bërë, edhe bordit edhe drejtorëve të KEK-ut edhe kryeministri të Kosovës s’po themi më pak se deri 30 copa. Ne i bëjmë thirrje për një takim urgjent përndryshe do të vazhdojmë edhe protestat më radikale. Nëpër kompani privatë ka kërcenim edhe fizike e psikike. I bëjmë thirrje edhe një herë kryeministri që të na pranoj në bisedime, ne po kërkojmë drejtësi, ku vete Qeveri Kurti ka kërkuar drejtësi barazi, edhe në po e kërkojmë këtë”, tha ai.

Edhe Avni Mulaku, nga kryesia e Sindikatës “Mbrojtja dhe Siguria”, tha se KEK-ua ka humbur me miliona euro nga kontratat për sigurimin fizik të objektit.

Ai tha se edhe përkundër që u kishte premtuar mbështetje Kurti ua ka kthyer shpinën.

“Qysh në 2004 kur është bërë konsumimi i KEK-ut kur sigurimi i KEK-ut nuk është shoqëri aksionare, është vetëm e huazuar edhe janë përcjell kompani private, është dëmtuar KEK-u me miliarda nga të mirat materiale që i ka. Nuk është siguruar në mënyrë të rregullt veç çka ka pasur keqpërdorime me kompanitë private. Sot kemi dal që të bëjmë apel sepse Albin Kurti para 4-5 vite vetë është deklaruar që do të bëjë ndryshime në KEK- edhe ne e kemi votuar atë që do të bëjë ndryshime në KEK, tash ky po na kthen shpinën. Nuk mbahet shteti me tenderë, shteti mundte të falimentoj me hajni me tenderë. Nëse këta nuk bëjnë ndryshime që të na kthejnë do të shprehim ndryshe dhe nuk do të lejojmë që të dëmtohet KEK dhe të mirat materiale që janë dëmtuar me miliarda nga kompanitë private”, tha ai për EO.

Të ngjashme