Protestojnë punëtorët teknikë të konvikteve, paralajmërojnë bojkot të punës

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 11:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pankartat “”Ku mbetën kontributet tona”, “Mjaftë na maltretuat, duam menaxhim nga qendra”, kanë protestuar punëtorët teknik të kompanisë “Beni”, të cilët kryejnë shërbime në konviktet e Qendrës Studentore të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që të kthehen nën menaxhimin e Qendrës Studentore.  

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Isuf Azemi, tha se punëtorët janë maltretuar për mospagim të trustit dhe endje nga një kompani të tjetra.

Ai ka paralajmëruar edhe bojkotin e punës nga këta punëtorë.

“Punëtorët e shoqatës për herë të fundit po bëjmë dy kërkesa. Kërkesat janë maltretuar duke u bartë nga një kompani në tjetrën janë gllanëruar nga Omi Ipex, Higjiena dhe Beni. Për një periudhë të shkurtë kanë marr trustin e tyre 40 mijë euro. Ky është paralajmërim sepse ne nuk do të mbajmë protestë, por do ta ndalim punën”, tha Azemi.

Punëtorja Adile Rexhepi, tha se këto endje nga një kompani në tjetrën, janë të papërballueshme, sipas saj, nuk po u paguhet as 0.5%.

 “Po na bien me nga mas trustit rrogat janë shumë të vogla punë kemi sa dush. Sun po i përballojmë, S’po na paguhet 0.5 përqindëshi as stazhi jemi lodhë”, tha Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme