Protestuesit nuk lëshojnë ‘pe’ – Bllokojnë rrugën në Cetinë, ka edhe të armatosur

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që disa prej tyre gjuajtën me armë në ajër në Cetinë të Malit të Zi, para se të bëhet inaugurimi i të parit të Kishës Ortodokse Serbe.

Protestuesit kanë djegur goma dhe kanë bllokuar rrugën në hyrje të kryeqytetit të dikurshëm malazez, madje thuhet se disa prej tyre janë edhe të armatosur.

Me thirrjet “Kjo nuk është Serbi” dhe “Këtu është Mali i Zi”, mijëra protestues që nga e shtuna kanë qëndruar para barrikadës në hyrje të qytetit.

Të ngjashme