Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar suksese nxënësve në provimin e maturës që do të mbahet sot.
Ajo u ka kërkuar atyre që t’i respektojnë rregullat.
“Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur maturantë!
Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.
Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer.
Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!